15 Janar 2025

Oda Ekonomike bën thirrje për themelim të shpejtë të insitucioneve

Prishtinë, 13 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës, në cilësinë e përfaqësueses me të madhe të interesave të komunitetit të biznesit, përgëzon të gjithë qytetarët e vendit dhe insitucionet e rendit dhe sigurisë, si dhe partitë politike, për një proces të qetë dhe demokratik zgjedhor.

\"Ne besojmë fuqishëm që forcimi i demokracisë ndikon fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit\", thuhet në një komunikatë të OEK-ut.

Duke u bazuar në praktikat negative të viti 2014, pas një bllokade 9 mujore të konsituimit të institucioneve shtetërore, OEK bën thirje për të gjithë akterët politikë, të angazhohen për konstituim të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që proceset politke të mos bëhn pengesë për  zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas Odës Ekonomike, çdo vonesë në konstituimin e instucioneve ka ndikime jashtëzakonisht negative në aktivitetin e sektorit privat dhe do të sjell pasoja të pariparueshme në të gjithë indikatorët makroekonomikë.

\"Rëndësia e procesve të integrimit rajonal, përfshirë Procesin e Berlinit, projektet e rëndësishme energjetike për vendin dhe rajonit, investimet e huja direkte në përgjithësi, janë arsye e mjaftueshme për veprim të shpejtë në krijimin e institucioneve stabile dhe të orientuara fuqishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit\", thuhet në komunikatë.

Sipas OEK-ut, vendi ka nevojë për vendimmarje që garanton siguri për invesitorët, liberalizim të vizave, rritje të punësimit dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë vendore, në të kundertën rrezikojmë të shëndrrohemi në “vrimë të zezë” dhe të izoluar plotësishtë nga procesi i integrimeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)