20 Janar 2025

O’Connelli: Ndërkombëtarët nuk e përkrahin as Qeverinë e as Opozitën

Prishtinë, 25 shkurt - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se dhuna dhe kërcënimet janë shqetësuese.

Ai gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në profilin e vet në “Facebook”, ka shkuar se situata në Kosovë është e rrezikshme. “Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcënime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës ta tregojnë aftësinë e tyre t’i zgjedhin problemet e Kosovës”, ka shkruar O’Connelli.

I pyetur se çfarë pret nga dita e nesërme kur pritet të votohet presidenti, O’Connelli, ka shkuar se kjo varët prej politikanëve dhe qytetarëve. “Por vazhdoj të besoj që Kosova mund t’i zgjidhë problemet e vet”, ka shkruar ai.
Ambasadori Britanik ka thënë se ka kërkuar që dialogu në mes të pozitës dhe opozitës të përdorët si rrugë dalje prej situatës. “Është për Kosovën dhe qytetarët të saj të kërkojnë prej liderëve të Kosovës ata që preferojnë. Nëse përfaqësuesit gabojnë ose dështojnë, votuesit kanë mundësinë të votojnë ndryshe”, ka shkruar O’Connelli.

Më tutje ai ka thënë se  ndërkombëtarët nuk e përkrahin as Qeverinë e as Opozitën. “Ne punojmë me përfaqësuesit e zgjedhur nga vetë populli. E përkrahim Kosovën. Nuk është roli im të them se politikanët a janë të mirë apo të këqij. Por, si mik i Kosovës, ne do të thoshim nëse mendojmë se aksioni a është pozitiv apo negativ”, ka thënë ai duke u përgjigjur në pyetjet e qytetarëve .

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka folur edhe për çështjen e korrupsionit. Ai ka ftuar qytetarët që të raportojnë për korrupsionin nëse kanë dëshmi. “Them të drejtën - nuk jam polic, pra nuk kam personalisht dëshmi. Por ne kemi parë shumë raste kur ka korrupsion, dhe që nuk ka reagim. Nëse qytetarët kanë dëshmi, duhet të raportohet. Por, edhe nëse nuk kanë, por mendojnë që ka korrupsion, ata kanë mundësinë të votojnë ndryshe” ka shkruar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)