OConnelli: Ndajmë zhgënjimin me Kosovën
Prishtinë, 9 nëntor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi OConnell, ka thënë se shteti i tij ndan zhgënjimin për mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Ai ka thënë se Britania e Madhe ka lobuar për Kosovën, sepse, sipas tij, ishte gjëja e duhur.
Ne ndajmë zhgënjimin me Kosovën për mospranimin e saj në UNESCO. Ne lobuam fuqishëm, sepse kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe ne besuam se do të sjellë dobi për të gjithë për Kosovën dhe rajonin. Fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme duhet ta bëjë vendin krenar. 92 shtete u pajtuan me këtë. Kosova do të kishte qenë dhe do të jetë, në të ardhmen anëtare e vlefshme e UNESCO-s. Një mesazh i mirë do ta çojë Kosovën atje, ka shkruar OConnelli në profilin e tij në Facebook.