OConnell: Të dënuarit për krime lufte e kanë vendin në burg
Prishtinë, 10 shkurt - Ambasadori britanik Ruairi OConnell ka thënë se Kuvendi nuk është vendi i duhur për persona të dënuar për krime lufte.
Ai iu ka referuar largimit të deputetit Rrustem Mustafa Remi nga Kuvendi i Kosovës.
Me vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu ka shkruar diplomati britanik në profilin e tij social në Facebook.