23 Janar 2025

O’Connell siguron mbështetjen Britanisë për Kosovën

Prishtinë, 14 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Kryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.

Ambasadori O’Connell, i cili ka qenë prezent në Kosovë në momentet vendimtare në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe është i familjarizuar me kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.

Ai e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)