O'Connell: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të kishte pasoja të rënda për Kosovën
Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O`Connell ka apeluar edhe një herë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Përmes një shkrimi në Facebook, O’Connell ka kërkuar që politikanët e Kosovës të mos tradhtojnë zotimet e tyre, duke vendosur në dëm të vendit.
“Britania e Madhe ishte me Kosovën në kohërat më të vështira. Ne intervenuan, dhe bënë gjënë e duhur që intervenuam, si pjesë e NATO’s për të mbrojtur popullin e Kosovës. Asgjë nuk mund të fshijë këtë kapitur në historinë e Kosovës."
"Por është masa e pjekurisë së një shteti se si merret me akuzat më të vështira ndaj qytetarëve të saj. Dy vjet më parë, Kosova dha fjalën e saj se do të përballej me ndonjë akuzë dhe i tregoi botës se ai besonte në drejtësi e jo në mosndëshkimin", ka theksuar O'connell.
Votimi për të shfuqizuar ligjin mbi gjykatën speciale sipas tij do të ishte një tradhti e këtij angazhimi dhe do të vinte në pikëpyetje nëse Kosova beson në drejtësi ose në mosndëshkimin.
"Do të kishte pasoja të rënda për Kosovën. E dua shumë këtë vend. Dhe vendi im, Britania, dëshiron që ju të keni sukses. Shpresojmë që Kuvendi të bëjë zgjedhjen e duhur sonte”, shkruan O’Connell në Facebook.