20 Janar 2025

O'Connell; Me pavarësi, Kosova u bë përgjegjëse për të ardhmen

Prishtinë, 16 shkurt - Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka uruar gjithë popullin e Kosovës në tetë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

"Urime Dita e Pavarësisë! Unë kurrë nuk do ta harroj ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Në çdo përvjetor të kësaj shpallje historike të Pavarësisë ne kujtojmë vendosmërinë e Kosovës për të qenë përgjegjëse për fatin e vet. Me pavarësi, Kosova u bë përgjegjëse për të ardhmen e saj. Në emër të popullit britanik dhe në emrin tim, unë ju uroj suksese në rrugën që keni zgjedhur. Ne do të vazhdojmë te mbetemi miqtë dhe partnerët tuaj\", thuhet në urimin e Ambasadorit Britanik në Kosovë, Ruairí O\'Connell.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)