OConnell: Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë
Prishtinë 22 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi OConnell, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka evituar zhytjen në krizë politike dhe se në ditët e fundit ka një sjellje konstruktive të të gjitha palëve.
Është për tu vlerësuar që debati është kthyer në çështjet si zbatimi i MSA-së dhe zhvillimi ekonomik i vendit, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori OConnell u shpreh i kënaqur që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.
Në këtë takim, u diskutua edhe për prezantimin në sport dhe mundësitë për paraqitje pozitive të Kosovës në Lojërat Olimpike, si dhe për marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Po kërkojmë mënyra që të dinamizojmë dialogun në rajon dhe me BE-në, ka thënë presidenti Thaçi.