OConnell: Kosova dështoi
Prishtinë, 27 qershor - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi OConnell, tha për se Kosova ka dështuar ti dëshmojë botës së është e gatshme ti zbatojë obligimet e saj ndërkombëtare.
Ky ka qenë një rast i Kosovës që ta dëshmojë gatishmëri për ti zbatuar obligimet e saj ndërkombëtare, e që fatkeqësisht dështimi ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës, ka thënë OConnell.
Ndryshe, shtatë deputetët e PDK-së kanë bërë që Kuvendi i Kosovës të mos i kalojë amendamentet kushtetuese që do ti hapnin rrugën Gjykatës Speciale.
Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin. /Zëri/