OConnell: Është fatkeqe që një protestë të njolloset me akte dhune
Prishtinë, 9 janar - Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi OConnell, nëpërmjet një postimin në llogarinë e tij personale në Facebook, ka thënë se është fatkeqe që një protestë domethënëse të njolloset me akte dhune.
Sipas tij, dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme se sa që zgjidh.
Shumë qytetarët kanë protestuar sot për të shprehur pikëpamjen e tyre. Kjo është e drejta themelore e demokracisë\".
\"Është fatkeqe që një protestë domethënës është njollosur nga dhuna. Dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh.\"
\"Shpresoj që liderët politik do ta dënojnë dhunën dhe do të mundohen t\'i zhgjidhen mosmarrëveshjet me dialog, ka shkruar OConnell.