OConnell: Dhuna nga opozita nuk e ndihmon Kosovën
Prishtinë, 24 tetor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi OConnell, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet e Kosovës.
Këtë javë i pashë dy anë të Kosovës. Demonstrata në përkrahje të Rektorit tregon se ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë që institucionet e Kosovës të punojnë për të mirën e njerëzve dhe jo për interesat e veta. Marshi i organizuar nga shoqëria civile tregon se ka shumë njerëz që brengosen për të ardhmen e Kosovës, dhe për kulturën politike e cila po krijohet.\"
\"Por, dhuna në vazhdim nga opozita për të bllokuar punën e Parlamentit nuk e ndihmon Kosovën që ta ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ajo e dëmton imazhin e Kosovës, e kërcënon zhvillimin demokratik të Kosovës dhe largon investitorët.\"
Andaj, unë e mbështes iniciativën e presidentes që ofron një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar, dhe shpresoj që opozita me sinqeritet do të angazhohet për këtë. Mbështesim institucionet e Kosovës, ka thënë ai.