OConnell: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së, por i Shengen-it
Ai këtë e tha në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ku tha se kërkesa vjen në mënyrë specifike nga anëtarët e Zonës Schengen
Nuk ka qenë kërkesa bash e Bashkimit Evropian, ka qenë kërkesë e grupit të schengenpër liberalizimin e vizave dhe ne nuk jemi anëtarë të këtij grupi, tha OConnell.
OConnell edhe një herë ngriti zërin ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, për të cilin tha se është kulturë që të veprohet kësisoj.
Në secilin nivel, deri zyrtarët më të ulët në sektorët publike ka manipulime e kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo është kultura që nëse jeni i lidhur me dikë, duhet ta punësosh dikë tjetër, tha ai.