OConnel nuk beson tensionet e fundit mund të sjellin konflikt të ri
Prishtinë, 27 janar - Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për Radio Kosovën O`Connell thotë se kohëve të fundit janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk beson se këto tensione mund të sjellin konflikt të ri., konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
|Nuk e besoj që jemi në prag të konfliktit, por është e vërtetë që janë rritur tensionet. Më vjen shumë mirë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel para dy ditësh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes së problemeve sipas dialogut është diçka që duhet të ruhet dhe duhet të urohet.|
\"Mua më vjen mirë që janë pajtuar, me sa e di unë, që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi. Pra, këto dy çështje, muri dhe treni, kanë ngritur tensione në Kosovë, por le të mendojmë më gjatë, përse ka një situatë të tillë në Kosovë që lejon që këto çështje të vogla, siç janë ndërtimi i një muri por pa leje dhe me qëllime të dyshimta, dhe hyrja e një treni, mund të shkaktojnë tensione të tilla\", theksoi O`Connell.
Gjatë intervistës, ambasadori britanik flet edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nëse themelohet në bazë të ligjeve të Kosovës nuk sjell asnjë dëm, si dhe për përkushtimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
\"Për mua është e qartë se çdo krim duhet të gjykohet, duke mos marrë parasysh se kush ka qenë autor apo autor i mundshëm i këtij krimi. Kjo vlen për Kosovën por edhe për Serbinë, dhe ne kërkojmë të njëjtën gjë prej Serbisë dhe kemi kërkuar vazhdimisht që të hetohen dhe gjykohen krimet e luftës.\"
\"Por, edhe qytetarët duhet të jenë në dijeni që vetë strukturat e Serbisë i kanë gjykuar anëtarët e strukturave shtetërore në Serbi për krimet që i kanë kryer në Kosovë. Pra, në Serbi kanë filluar, por deri më tani Kosova një gjë të tillë nuk e ka bërë. Pra, nuk duhet të supozojmë se çdo prokuror ose gjykatës në Serbi nuk është gati për ta marrë këtë përgjegjësi\", ka pohuar ai.