Obama uron Presidenten Jahjaga për festën e Bajramit të Madh
Prishtinë, 1 shtator - Me rastin e Festës së Bajramit të Madh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barack Obama, i ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Në vijim po e sjellim të plotë telegramin e Presidentit Obama.
E nderuara zonja Presidente,
Ramazani ishte muaji gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje.
Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh. Mbaj shpresë se muaji i shenjtë i Ramazanit ju ka dhënë rastin të reflektoni dhe të ndani begatitë me familjet dhe më të dashurit.
Juve dhe popullit tuaj ju dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen.