Obama uroi Jahjagën për 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 13 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ju përcjell urimet më të përzemërta juve dhe popullit të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së shtetit tuaj, më 17 Shkurt.
Viti që kemi lënë pas ka qenë në veçanti i rëndësishëm për Kosovën. Vendi juaj ka bërë hapa historikë në realizimin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë dhe në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Përderisa mbetet ende punë për të bërë, Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në ekonomi, si dhe në zhvillimin e një shteti tolerant, gjithëpërfshirës dhe shumëkombësh. Gjithashtu, janë bërë përparime në dialogun me Serbinë, që ka çuar përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, fqinjët tuaj dhe i gjithë rajoni.
Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë miqtë tuaj të ngushtë dhe partner dhe mbesim të përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët që Kosova të sigurojë vendin e saj të merituar me një të ardhme evropiane të integruar, demokratike dhe të përparuar.
E admirojmë përparimin që Kosova ka bërë në këto pesë vitet e para të pavarësisë dhe mirëpresim që të punojmë bashkë me ju për më shumë të arritura në vitet në vijim, thuhet në urimin e Presidentit Obama e qe njofton Presidenca e Kosovës.