OAK reagon ndaj njoftimit të KEK-ut
Prishtinë, 10 shkurt - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) demanton njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës të publikuar në mediume elektronike dhe ato të shkruara me datë 09.02.2012 se Avokati, Sadik Sallauka sulmon punëtorin e KEK-ut në detyrë.
Për hir të informimit të opinionit të gjerë, Oda e Avokatëve të Kosovës sqaron se Sadik Sallauka nuk është avokatë i Licencuar në regjistrin e avokatëve të OAK-së, andaj një njoftim i tillë i pa saktë dhe i pa konfirmuar e dëmton imazhin e Avokatisë në Kosovë.