17 Janar 2025

OAK nderoi Ministrin Kuçi me çmimin “Justiniani”

Prishtinë, 19 qershor - Për kontributin e dhënë për avokatin kosovare në veçanti dhe sistemin e drejtësisë shqiptare në përgjithësi, sot Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndarë çmimin “Justiniani”, për Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Pas ndarjes së këtij çmimi, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna tha se ky çmim ndahet për bashkëpunimin e Odës dhe Ministrisë së Drejtësisë, e në veçanti për kontributin e jashtëzakonshëm të Ministrit Kuçi dhënë për sistemin e drejtësisë.

Ai tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që së bashku të tejkalohen të gjitha sfidat e sistemit të drejtësisë.

Ministri Kuçi tha se ndihet i nderuar me marrjen e këtij çmimi, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një çmim për drejtësisë, sidomos është i rëndësishëm në kohen e ndërtimit të sistemit juridik, rendit dhe ligjit në përgjithësi.

Ministri tha se ky çmim është i rëndësishëm sepse është ndarë nga një institucion i pavarur dhe që nuk është nën menaxhimin e Qeverisë dhe të cilët drejtësinë e shohin edhe nga një këndvështrim tjetër.

Çmimi “Justiniani” për Ministrin Kuçi u nda në vazhdën e shumë aktiviteteve të zhvilluara nga Oda e Avokatëve të Kosovës në përvjetorin e 40-të të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)