05 Maj 2024

OAK dhe IGJK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 17 tetor - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e bashkëpunimit për mundësimin e shkëmbimit të kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella.

Palët në këtë marrëveshje zotohen se do të shkëmbejnë materiale të ndryshme trajnuese dhe praktikave më të mira të cilat konsiderohen të nevojshme për ngritjen profesionale të trajnuesve dhe përfituesve të secilit institucion.

Sipas marrëveshjes, palët angazhohen për mbështetje në krijimin e rregullave dhe praktikave më të mira për realizimin e trajnimeve të vazhdueshme të detyrueshme dhe menaxhim të regjistrave për pjesëmarrësit e trajnimeve.

Palët nënshkruese janë shprehur të kënaqur me zyrtarizimin e bashkëpunimit, pasi siç thanë ata krijimi i bashkëpunimit përmes këtij memorandumi, do avancojë sistemin dhe praktikat e të dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Memorandum Mirëkuptimi në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës nënshkruhet për periudhën 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) deri më tani është nënshkruese edhe e 9 marrëveshjeve tjera dhe atë; Marrëveshje Teknike me EULEX-in, Marrëveshje me EULEX-in rreth shqyrtimeve Gjyqësore në Lëndë Penale, Memorandumi bashkëpunimi me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës, Memorandum bashkëpunimi me Fakultetit Juridik të UP-së, Marrëveshje Mirëkuptimi me Komisionin për Ndihmë Juridike, Marrëveshje mirëkuptimi me Institutin Kosovar për Drejtësi (IKD), Memorandum bashkëpunimi me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, Memorandum bashkëpunimi me Institutin Evropian “Juridica” si dhe me Memorandum mirëkuptimi me Programin e Juristët në Kosovë.

Nënshkrimi i memorandumit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës është mbajtur në një ceremoni solemne në Gjykatën Supreme të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)