23 Janar 2025

Nushi: Gjykata Kushtetuese e kapur dhe falsifikatore

Prishtinë, 14 prill - "Gjykata Kushtetuese e kapur dhe falsifikatore është edhe një arsye për protestë."

Kjo ishte thirrja e aktivistit Nol Nushi pas aksionit simbolik të aktivistëve të tri subjekteve opozitare pranë Gjykatës Kushtetuese. Sikur shumë institucione të tjera publike, as kjo gjykatë nuk u ka shpëtuar kthetrave të PDK-së.

“Do të duhej të ishte një institutcion ku mbrohen të drejtat kushtetuese të republikës por Gjykata Kushtetuese e PDK-së është kthyer në  shkelësen kryesore të kushtetutës”, tha Nushi.

Rasti më ilustrativ dhe flagrant është ai i falsifikimit të nënshkrimit të gjyqtarit Carolan. \" Unë nuk kam marrë pjesë në vendim sepse edhe më parë e kam larguar veten nga ky vendim”, kishte thënë Robert Carolan në letrën dretuar Avokatit të Popullit më 2 shkurt 2015. Ky falsifikim është bërë në vendimin ndaj kërkesës së Avokatit të Popullit për dekretin e Presidentes Atifete Jahjaga ku  vazhdohej jashtëligjshëm  mandati i gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Edhepse ishte tërhequr nga pjesëmarrja në vendim, çuditërisht, në vendimin zyrtar për dekretimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë figuronte emri dhe nënshkrimi i Robert Carolan, tashmë gjyqtar i tërhequr. Pa pjesëmarrjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata Kushtetuese nuk e ka pasur kuorumin e duhur prej 7 gjyqtarëve për ta marrë vendim.  Kjo e inkriminon drejtpërdrejt Enver Hasanin si Kryetar të Gjykatës Kushtetuese sepse ai është përgjegjës për çdo proces vendimmarrës në këtë gjykatë.

Përveç shkeljeve të natyrës etike Enver Hasani ka konsumuar veprat penale si më poshtë: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” (Neni 434), “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” (Neni 422), “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” (Neni 403), “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” (Neni 399, par. 1.3) “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” (Neni 432) të parashikuara në Kodin Penal.

Enver Hasani është përgjegjës kryesor për degradimin e zbatimit kushtetutës. Edhe pse i ka mbetur edhe pak muaj në këtë detyrë, çdo ditë pune e tij rrezikon të ndikojë padrejtësisht në vendime, gjithnjë sipas këkesave të klanit që përfaqëson.

Me njerëz të tillë Kosova nuk do të arrijë të bëhet shtet funksional. Këta vetë nuk largohen. Këta duhen larguar. Presioni qytetar është i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Andaj, ftojmë të gjithë qytetarët që me 18 prill të bashkohemi në shesh, në protestën paqësore kundër kapjes së shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)