Nurellari rekomandon zgjedhje të reja
Nurellari ka kritikuar shoqërinë civile, që tha se është pasive ndaj ndodhive të fundit politike, qysh nga zgjedhjet e fundit parlamentare, e cila sipas tij, duhet të kujdeset për legjitimitetin dhe rëndësinë që ka kutia e votimit.
Në një intervistë për RTK1, Adri Nullerari, njëherit edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se pushtetin e jep kutia, jo tavolina, jo dallaveret, duke vlerësuar se partitë e koalicionit opozitar nuk kanë patur fijen e vullnetit të popullit, duke bërë sipas tij, marrëveshje përtej votës, përtej kutive dhe se ujdia është bërë për çështje postesh.
Nurellari rekomandon që debatet të bëhen brenda parlamentit për situatën politike në vend, të diskutohet jo vetëm legjitimiteti, të freskohet marrëdhënia me popullin, përveç kësaj ai rekomandon edhe zgjedhje të reja.