Numri i migruesve ilegal nga Kosova ka rënë dukshëm
Prishtinë, 20 shtator - Sot u mbajt takimi i radhës së Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave. Nën kryesimin e Kryeministrit të vendit Z.Thaçi u mbajt takimi i 8-të i Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave.
Kryeministri i Kosovës Thaçi tha ka një progres të konsiderueshëm si në fushën e riatdhesimit, sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve.
\"Shumicën e kritereve tashmë i kemi zbatuar, kështu që të mos lejojmë asnjë humbje kohe por të vazhdojmë edhe në pjesën tjetër të mbetur, që të mos vonohemi në këtë proces. Mos të lejojmë që për shkak të neglizhencës dhe mos angazhimit të vonohet lëvizja e lirë e shtetasve tanë pa viza në Bashkimin Evropian.\"
Ky progres sipas tij është arritur duke ju falënderuar përkushtimit tuaj, por edhe angazhimit të stafit pa të cilët ky progres nuk do të arrihej.
\"Sidoqoftë, ky sukses nuk na lejon që të relaksohemi dhe të zbehim fokusin e zbatimit të mëtutjeshëm të kritereve të mbetura para nesh\", theksoi ai.
Kryeministri Thaçi kërkoi nga ministrat, përkushtim dhe prioritizim të vazhdueshëm të procesit të liberalizimit të vizave nga secili zyrtar i dikasterit që ata e mbulojnë dhe kërkoi zbatim në afat rekord të kritereve dhe rekomandimeve, të Komisionit Evropian dhe i ftoi ministrat personalisht të monitorojnë zbatimin e kritereve dhe të kërkojnë llogari nga stafi juaj në rastet kur nuk përmbushen kriteret me kohë dhe me kualitet të duhur pasi që javët dhe muajt në vijim janë vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave.
Zbatimi i kritereve varet nga ne dhe nga askush tjetër. Pastaj vjen lehtësimi i zbatimit nga ekspertët e Bashkimit Evropian, të cilët, jam më se i sigurt, që do të ndahen të kënaqur me punën tonë theksoi kryeministri Thaçi
Me fjalën e saj Ministrja Çitaku ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë kolegëve nga institucionet e Republikës së Kosovës në zbatimin e kritereve të nevojshme, e këtu dua ti falënderohem edhe Kuvendit të Kosovës për aprovimin e pakos legjislative por edhe agjencive të pavarura të cilët pa u kursyer janë angazhuar në këtë proces dhe kanë arritur të bëjnë një punë të madhe.
Ministrja posaçërisht iu falëndera menaxhementit të policisë të cilët kanë treguar një përkushtim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe luftimit të trafikimit dhe kontrabandimit me qenie njerëzore.
Ministrja Çitaku informoi që rezultatet preliminare tregojnë që numri i migruesve ilegal nga Kosova ka rënë dukshëm dhe kjo është për tu përshëndetur, ky ndryshim pikë së pari është rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve tanë që migrimi ilegal nuk është opsion, ata tashmë e kanë kuptuar që nuk ja vlen të rrezikohet jeta apo të shpenzohen mjetet financiare në një aventurë që në secilin rast përfundon me riatdhesimin e tyre në Kosovë.
Po ashtu Ministrja Çitaku theksoi qe progres i konsideruar është evidentuar edhe tek drejtat e komuniteteve, liria e lëvizjes dhe drejtat elementare. Sidoqoftë ajo që duhet fokusuar në të ardhmen është integrimi I mëtutjeshëm dhe I qëndrueshëm I komunitetit Romë Ashkali dhe Egjiptian si dhe respektimi I drejtave të komunitetit LGBT.
Ministrja Çitaku tha jemi në fazën përfundimtare, jemi në metrat e fundit dhe ajo qka ne duhet të bëjmë është ti mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe të arrijmë cakun me sukses.
\"Javët dhe muajt në vijim me të vërtet janë përfundimtarë, jemi në pritje të misioneve vlerësues të cilat duhet të na gjejnë të përgaditur, stafi jonë duhet të jetë i përgaditur të përgjigjet në të gjitha pyetjet, të shpjegojnë zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve relevante, të prezantojnë të arriturat dhe planet që janë duke u ndërmarrë në praktikë\", theksoi ajo.
Më pas u diskutuan kriteret relevante të ndara sipas blloqeve, u nxorrën konkluzione, monitorimi i të cilave do të ndodhe gjate javëve dhe muajve në vijim.