Numërohen mbi 50 për qind e kutive në Shqipëri
Tiranë, 26 qershor - Në Shqipëri deri tash janë numëruar mbi 50 për qind e kutive të votimit, ku Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vazhdon të prijë bindshëm pothujse në të gjitha qarqet e vendit.
Sipas përditësimit të rezultateve të orës 14 del se janë numëruar 2772 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë.
Sipas rezulatateve të deritashme PS udhëheq me 51.03% apo 389 mijë vota, e ndjekur nga PD me 29.57% apo 225 mijë vota dhe LSI me 15.37% apo 117 mijë.
Nga partitë e tjera PDIU ka fituar 4.58% apo rreth 35 mijë vota, derisa LIBRA ka fituar vetëm1.3% apo rreth 10 mijë vota.
Sipas përllogaritjeve PS do të ketë 73 deputetë, apo 30 më shumë se PD e cila do të ketë 43 ulëse në parlament, pastaj LSI 19 deputetë dhe PDIU do të ketë 4 deputetë.
PS fitoren më të thellë pritet ta shënojë në Vlorë, ku deri tani ka siguruar 60 për qind të votave.