Numërimi i votave sipas komunave, ja fituesit!
Prishtinë 12 qershor- Nga numërimi i gjithsej 91 për qind të votave deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të shihet edhe shpërndarja e votës sipas komunave.
Koalicioni PAN udhëheq në komunat Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Junik, Klinë, Malishevë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Skënderaj, Suharekë, Gllogovc, Deçan.
Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa shumicën e votave e kanë arritur në këto komuna: Istog, Lipjan, Podujevë, Dragash.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje e ruan primatin në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera.