18 Janar 2025

Nuland: Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën

Prishtinë, 10 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me znj. Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në takim u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Znj. Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.

Në këtë kontekst, ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale, që kanë të bëjnë me agjendën euro-atlantike të vendit.

Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)