Nuland anashkalon Albin Kurtin e Fatmir Limajn
Prishtinë, 13 korrik - Ndihmës-sekretarja amerikane në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland ka takuar sot liderët kryesor të Kosovës.
Mirëpo, pjesë e axhendës së saj nuk kanë qenë drejtuesi i VV-së Albin Kurti dhe NISMËS, Fatmir Limaj. Arsyeja që Nuland nuk është takuar me këta dy politikanë ende nuk dihet.
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka nisur sot takimet me Kryeministrin, Hashim Thaçi.
Diplomatja amerikane ka mbërritur në Kryeministri pas takimit që ka pasur me Presidenten Jahjaga dhe me liderët e opozitës Mustafa e Haradinaj.
Në asnjërin prej takimeve Nuland nuk është prononcuar për media.