Nuk procedohen amendamentet për Specialen
Prishtinë, 27 korrik - Kryesia e Kuvendit të Kosovës, as në mbledhjen e sotme, nuk ka marrë vendim për çështjen e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka sjellë asnjë kërkesë për Gjykatën Speciale. Ai ka deklaruar se në momentin kur do ta marrin një kërkesë nga Qeveria e Kosovës, ata do ta trajtojnë këtë temë.
Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbajë seancë në të cilën do ti trajtojë disa çështje.