16 Janar 2025

Nuk përjashtohen zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë, 28 janar - Burimi i gazetës “Kosova Sot” ka thënë se në rast se dikush nga deputetët largohet nga PDK-ja dhe nëse do të vazhdojë kjo gjendje me AAK-në, atëherë shumë lehtë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe pas përfundimit të Kongresit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi do të vazhdojë të udhëheqë Kuvendin e Kosovës.

Burime të sigurta të gazetës “Kosova Sot” kanë thënë se gjasat janë shumë të vogla, që ai të hiqet nga posti i kryekuvendarit.

Kjo, për shkak se nuk është interes i partisë, që ai të largohet në këtë moment. Por, sipas këtij burimi, pak ka gjasa edhe për largimin e Krasniqit nga PDK-ja.

“Ne e futëm në listë për t`u zgjedhur anëtar i këshillit të partisë. Aty do të jetë. Njëherë për njëherë nuk ka pasur takime me të, as nga Kadri Veseli e as nga askush. Nuk janë të vërteta ato që janë thënë. Por, mbase mund të ketë takime”, ka thënë ky burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)