22 Janar 2025

Nuk pati takime PDK-LDK për harmonizimin e programit

Prishtinë, 30 nëntor - Ndonëse gjatë ditës mediat raportuan se grupet punuese të Lidhjes Demokratike dhe të Partisë Demokratike do të takohen këtë fundjavë, për të vazhduar konsultimet lidhur me harmonizimin e programit.

Televizioni i Kosovës mëson nga burime brenda këtyre grupeve punuese se sot dhe nesër nuk do të ketë takime të partnerëve të rinj të koalicionit qeverisës. Sipas po të njëjtave burime, takimet e grupeve punese do të vazhdojnë të hënën me qëllim të harmonizimit sa më të shpejt të programit qeverisës që gjithçka të përfundoj para 8 dhjetorit kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për harmonizimin e programit qeverisës të LDK-së dhe PDK-së, pasi që liderët e koalicionit kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja me të cilën do të bëhet ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes, për t\'ju hapur rrugë konsultimeve të brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar.

Deri tani në media kanë qarkulluar informacione se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë postin e kryeministrit dhe 7 ministri, ndërsa PDK do të marrë 8 ministri, 4 sipas këtyre raportimeve do t’i marrin minoritetet, ndërsa ende nuk dihet se a do të krijohen ministri shtesë.

Por krejt kjo mbetet ende e paqartë pasi çdo gjë pritet të qartësohet me nënshkrimin e marrëveshjes mes liderit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, e cila sipas të gjitha gjasave do të ndodhë javën e ardhshme.

Pas bllokadës politike e cila zgjati 5 muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, 10 ditë më parë u pajtuan që qeverinë e ardhshme ta krijojnë së bashku, duke i dhënë fund kështu ngërçit politik në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)