19 Janar 2025

Nuk miratohen rekomandimet për UP-në

Prishtinë, 11 shkurt - Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan tri herë për rekomandimet e dala nga debati i javës së kaluar për gjendjen në Universitetin e Prishtinës, por në asnjërin rast këto rekomandime nuk i morën 61 vota. Në këtë mënyrë, votimi u konsiderua jo valid. Deputetët e pozitës nuk morën pjesë në votim, pasi që kërkuan harmonizim të sërishëm të rekomandimeve.
 
Grupi Parlamentar i PDK-së kërkoi që të ketë harmonizime të reja të rekomandimeve të dala nga debati i javës së kaluar, megjithë heqjen e pikës së parë, pas dorëheqjes së rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se këtë e diktojnë zhvillimet e reja në UP.

“Vetvetiu na diktoi rrethanat e reja, realiteti i ri i krijuar në këtë institucion që ne të ulemi me gjakftohtësinë më të madhe, me dashamirësinë më të madhe për këtë institucion që t’i harmonizojmë qëndrimet në të mirën e këtij institucioni”, tha Grabovci.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se s’ka nevojë për harmonizime të reja.

“Nuk jam duke e kuptuar këtë punë, sepse e kemi sqaruar edhe z.Vataj ka qenë dhe janë futur dy rekomandimet e tyre dhe e gjithë problematika ka qenë te pika e parë, ndërkohë që ka pasur zhvillime”, tha Beqiri.

Beqiri, prezantoi rekomandimet, duke nisur nga vlerësimi i përgjegjësisë së ministrit të Arsimit, deri te verifikimi i titujve akademikë për bartësit e funksioneve në UP nga viti 1990.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja propozoi që senati ta marrë përkohësisht menaxhimin e UP-së, dhe pastaj të merren hapat tjerë me amandamentimin e ligjit në qeveri dhe kuvend.


“Kjo kohë e menaxhimit nga kryesuesi i senatit që nënkupton ushtruesin e detyrës së rektorit, do të jetë mundësia që të menaxhojë UP-në, gjersa Kuvendi ta bëjë punën e vetë besoj të përshpejtuar, për ta realizuar ligjin dhe statutin më vonë”, tha Buja.

Sidoqoftë, megjithëse prezentë ishin 93 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se është vendim i Gjykatës Kushtetuese që së paku 61deputetë të marrin pjesë në votim.

“Në këtë rast dy herë votuam dhe në asnjë rast nuk i patëm numrin 61”, tha Krasniqi.

Me kërkesë të deputetëve, kreu i Kuvendi provoi sërish.

“Përgatituni votojmë sërish, e treta e vërteta”.

Por as votimi i tretë nuk solli rezultat. Për të dalë nga kjo situatë, kryeparlamentari Krasniqi tha se duhet të bëhet një vlerësim profesional.

“Nëse ka ndonjë rrugëdalje nga shpjegimi profesional, ne e rikthejmë në votim këtë”, tha Krasniqi.

Kuvendi ndërkohë, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet lidhur me AKP-në.

rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)