19 Janar 2025

Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Prishtinë, 23 dhjetor - Mandatin e tij të dytë në qeveri, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do ta përfundojë të plotë.

Koalicioni qeveritar që aq shumë i është përfolur rënia duket se do të vazhdojë me pak plotësime qeveritare qysh në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan gazeta “Tribuna”.

Ndryshimet, duhet të sigurojnë mbijetesën e qeverisë “Thaçi II” deri në shtator, pasi që muaji qershor, një muaj tjetër i përmendur për zgjedhjet nacionale tashmë nuk ekziston si mundësi.

 Zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm nuk do të jenë të parakohshme dhe duke qenë kështu ato do të duhet të shpallen gjashtë muaj më herët siç parashihet me ligj.

Qershori dhe shtatori, janë përmendur si dy muajt e mundshëm të zgjedhjeve nacionale pas takimeve ë fundit të liderëve të partive politike. Por, meqë deri në fund të këtij muaji nuk do të mund të përfundojë reforma, atëherë mundësia që zgjedhjet të mbahen në qershor është humbur.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)