Nuk ka përplasje mes SHBA-ve dhe Kurtit, mediat e krijuan për interesa te Thaçit
Tiranë, 6 mars - Një pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel po diskutohet për përplasjen e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I ftuar në Open në Top Channel, Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi tha se nuk është një përplasje reale por është një fryrje mediatike.
“Dua të sqaroj se nuk është një përplasje, por një fryerje e disa mediave. Kjo fryrje i shërben presidentit Thaçi. Thaçi po shikon fundin e tij të karrierës politike dhe kërkon që për interesa vetjake të krijojë këtë fryrje- tha Abazi.