21 Janar 2025

Nuk ka grupe të reja parlamentare pa zgjedhjen e kryetarit

Prishtinë, 25 gusht - Burime nga Kushtetuesja i kanë thënë gazetës Tribuna se Kuvendi do të konsiderohet i konstituar kur të plotësohen konfirmimi i mandateve, betimi dhe zgjedhja e kryetarit.

Blloku LDK, AAK dhe Nisma duket se ka ende probleme me deshifrimin e Kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit edhe pse Gjykata Kushtetuese me ato tri fjalitë e veta të publikuara për rastin e kryekuvendarit, e ka bërë të qartë se kush mund të propozojë kryetarin e Kuvendit.

Burime nga Blloku LDK, AAK dhe Nisma ende flasin për skenare të ndryshme rreth vazhdimit të seancës konstituive të 17 korrikut.

Ndër skenaret që në këtë Bllok përmenden është edhe njohja e rastit të dytë, përkatësisht nëse PDK dështon të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, ky bllok beson se në interpretimin e gjerë kushtetues, do t’i njihet e drejta e nominimit për postin e kryekuvendarit.

Mirëpo, burime nga Kushtetuesja i kanë thënë gazetës Tribuna se Kuvendi do të konsiderohet i konstiuuar kur të plotësohen tri pika: e para, konfirmimi i mandateve, e dyta betimi dhe së treti, zgjedhja e kryetarit, që zakonisht shoqërohet edhe me nënkryetarët e Kuvendit.

Në këto tri pika, nuk figuron edhe formimi i grupeve parlamentare, kështu që blloku LDK, AAK dhe Nisma nuk do të njihet si grup parlamentar pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit shkruan Tribuna.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)