16 Janar 2025

Nuk ka dialog pa BE-në sepse Serbia është e papërgjegjshme

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pa ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore”,  shkruan se ky reagim i Hoxhaj, vjen menjëherë pas deklaratës së kryeministrit serb, Ivica Daçiq,  se dialogu mund të vazhdojë edhe pa ndërmjetësues. 

"Nuk ka dialog pa ndërmjetësimin e BE-së. Serbia është e papërgjegjshme dhe e pavendosur. I vetmi hap i pavarur që Serbia mund ta bëjë është ta njoh pavarësinë e Kosovës”, ka komentuar ministri në faqen e tij në Facebook.

Hoxhaj deklaron se  kryeministri serb ka tentuar që “të ulë në një nivel shumë të ulët” rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun, ndërmjetësimin e BE-së dhe inkuadrimin e përfaqësuesve ndërkombëtar në këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)