15 Janar 2025

Nuk ka debat për ekspozenë e kryeministrit, shkohet drejt në votim

Prishtinë, 9 shtator - Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për themelimin e qeverisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar mendimin e grupeve parlamentare për mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e qeverisë pa zhvilluar debat parlamentar.


Glauk Konjuca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të tërhiqet mocioni i propozuar nga grupi i tij.


Ndërsa Pal Lekaj nga koalicioni PAN ka kërkuar që të procedohet me votim, kurse pas hedhjes në votim, 62 deputetë janë deklaruar pro, kundrejt 50 deputetëve.


Avdullah Hoti, nga grupi parlamentar i LDK-së ka thënë se është për keqardhje mbyllja e debatit në seancën e jashtëazkonshme ku votohet qeveria e re.


Nga ana tjetër mandatari Ramush Hrdinaj ka dalë në foltore dhe ka prezentuar ekipin e tij qeverisës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)