Nuk janë dorëhequr drejtorët e Komunës së Prishtinës
Prishtinë, 6 korrik - Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.
\"KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asambleistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar\", thuhet në një komunikatë të Komunës.
Sipas Komunës, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë.
\"Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë\", thuhet më tej në komunikatë.