Nuk do të ketë riformatim të Qeverisë
Prishtinë, 10 maj - Partia Demokratike nuk do të pranojë riformatim të pjesshëm të Qeverisë.
Nëse këtij procesi do ti nënshtrohet kabineti qeveritar, atëherë kërkesë e subjektit kryesor në pushtet është të gjithë partnerët e koalicionit të preken nga ky zhvillim.
Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK dhe ministër i Drejtësisë, i ka thënë gazetës Koha Ditore se për këtë çështje do të vendoset ndërmjet kryetarëve të partive kryesore që e drejtojnë ekzekutivin.
Burime të gazetës kanë theksuar se ndërkombëtarët nuk janë aspak të kënaqur me performancën e kabinetit qeveritar dhe se këtë ia kanë bërë të ditur edhe vetë kreut të ekzekutivit.
/Koha Ditore/