16 Janar 2025

Nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit

Prishtinë, 8 dhjetor - Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj ka bërë me dije se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka thënë se kushti i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi është guri i fundit që duhet lëvizur.

Statovci-Demaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ megjithatë ka thënë se do të tejkalohet edhe kjo pengesë në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët.

Pavarësisht vonesave në procesin e liberalizimin të vizave, ajo ka vlerësuar se Kosova është drejtuar tërësisht kah Bashkimi Evropian, si e vetmja alternativë zhvillimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)