17 Janar 2025

Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë, 9 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad për të arriturat në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e avancim të proceseve tjera. 

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime. 

Kryeministri Mustafa, gjithashtu, theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)