17 Janar 2025

Norvegjia ndihmon drejtësinë në Kosovë

Prishtinë, 18 qershor - Zëvëndeskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka pritur sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, i cili ishte i shoqëruar nga Sven Marius Urke, përfaqësues i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të këtij vendi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me ndihmën që ka ofruar shteti norvegjez për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria të Kosovës, lidhur me zhvillimin e sistemit për menaxhimin e informatave për lëndët.

Ministri Kuçi ka përkrahur projektin dhe ka thënë se ky projekt ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të trajtimit të lëndëve nga KGJK dhe KPK, njofton Koha Ditore.

Në takim po ashtu u vlerësua se me anë të këtij projekti do të ketë ambient më transparent të lëndëve, zhvillim të shkathtësive të stafit në përdorimin e teknologjisë informative, si dhe drejtësia do të jetë më afër qytetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)