Norvegjia mbështet integritetin territorial të Kosovës
Prishtinë, 5 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në punën e tij në krye të ambasadës norvegjeze në Prishtinë.
Krasniqi e ka njoftuar diplomatin norvegjez dhe për zhvillimet politike në Kosovë, ndërkaq ka folur edhe për punën dhe përbërjen e legjislativit të vendit.
Kreu i Kuvendit ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamenteve respektive, duke u shprehur i bindur se në të ardhmen marrëdhëniet do të thellohen edhe më në interes të të dy vendeve tona.
Norvegjia e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, prandaj do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në shumë plane, është shprehur ambasadori norvegjez, Jan Brathu, i cili ka shërbyer si ambasador në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe çmohet si njohës i mirë i rrethanave në vendet e dala nga rrënimi i Jugosllavisë.
Duke u shprehur i bindur në thellimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve të tyre, Braathu e ka njoftuar kryekuvendarin Krasniqi se në një të ardhme të afërt një delegacion parlamentar nga Norvegjia do ta vizitojë Kosovën