01 Maj 2024

Normalizohet situata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

Prishtinë, 15 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë pas një dite me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje drejt këtyre pikëkalimeve kufitare më Serbinë situata është normalizuar.
 
Në protestat e djeshme, sipas njoftimit të mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, janë plagosur 10 protestues, ndërsa 114 janë arrestuar, përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të kryesisë së kësaj partie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se “policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situates” dhe se, “ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale”.

Policia e Kosovës, në orët e mbrëmjes ka njoftuar gjatë ditës së zhvillimit të protesateve rreth 30 zyrtarë policor kishin pësuar lëndime, ndërsa numri i të ndaluarve kishte arritur në 146 persona.

"Gjatë intervenimit në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Merdare, Policia vazhdimisht ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar Policin me mjete te ndryshme të forta (gurë dhe gjësende tjera të metalta ), ku si pasojë e kësaj deri më tani njëzet e tete zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, te cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore", thuhet në njoftimin e policisë.

Në bazë të informacioneve të policisë të pranuara nga qendra mjekësore ne Prishtinë dhe Podujevë  deri me tani kemi  njëzet e një persona qe kanë kërkuar ndihme mjekësore.

Policia ka njoftuar se numri i përgjithshëm i personave te ndaluar nga Policia ne magjistralen ne drejtim te Merdares është  njëqind e dymbëdhjeta persona.

Ndërsa gjate intervenimit në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës po ashtu ka hasur në rezistencë nga ana e protestuesve dhe si pasojë e saj janë lënduar tre zyrtarë policor të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Numri i përgjithshëm i personave të ndaluar nga Policia në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë është  tridhjetë e katër (34) persona.

Gjate rezistencës aktive te protestuesve nga hedhja e gurëve dhe mjeteve te forta (metalta) janë  dëmtuar edhe disa vetura zyrtare, si dhe pasje te policisë.

  Në anën tjetër Vetëvendosje ka thënë së protesta nuk ka eskaluar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë.

"Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësor, duke e bërë Kosovën shtet policor", kanë thënë nga Vetëvendosje.

Sipas lëvizjes dhjetëra protestues u lënduan vetëm në minutën e parë të intervenimit policor dhe shumë të tjerë u lënduan e u plagosën më pas.

"10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë. Valdrin Ahmetit i është çarë vetulla dhe i është enjtur balli meqë polici ka shtënë në drejtim të tij me pushkën që e hedhë gazin lotsjellës dhe e ka goditur Valdrinin në kokë."

Islam Gajtani është në spitalin e Dardanës i lënduar në kurriz. Ibrahim Kushtovës dhe Shpresa Sejdiut u janë thyer këmbët. Të lënduar në kokë janë Alban Jupolli dhe Burim Hoqa.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se Glauk Konjufcen e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)