21 Janar 2025

Njohja reciproke dhe reciprociteti, parime themeltare të normalizimit

Prishtinë, 28 dhjetor  - Kryetari Visar Ymeri në konferencë për media krahasoi Marrëveshjen I për Normalizim të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë (2013), me Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kroacisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) - 1996.

Ymeri tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, sepse njohja është parakusht për zgjidhjen e problemeve të tjera. Ai citoi 4 nene të marrëveshjes së 23 gushtit 1996 mes Kroacisë dhe RFJ-së, për ta kuptuar se si duhet të duket normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë:

Neni 1: Palët Kontraktuese do ta respektojnë njëra tjetrën si shtete të pavarura, sovrane dhe të barabarta brenda kufijve ndërkombëtarë të tyre.

Neni 6: Palët Kontraktuese marrin përsipër që menjëherë ta përshpejtojnë procesin e zgjidhjes së problemit lidhur me pyetjet për personat e pagjetur, dhe të dyja Palët Kontraktuese do të shkëmbejnë menjëherë të gjitha informacionet në dispozicion lidhur me këta persona.

Neni 8: Palët Kontraktuese do t’u garantojnë kroatëve në Republikën Federale të Jugosllavisë dhe serbëve dhe malazezëve në Republikën e Kroacisë të gjitha të drejtat që u takojnë nën të drejtën ndërkombëtare.

Neni 10: Palët Kontraktuese do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në normalizimin e trafikut rrugor, hekurudhor, ajror dhe të lumit në bazë të parimit të reciprocitetit dhe fqinjësisë së mirë.

“Njohja reciproke dhe reciprociteti janë parimet themeltare të normalizimit. Kur gjykohen e shqyrtohen marrëveshjet ndërkombëtare (e veçanërisht ato mes palëve ndërluftuese) elementi kryesor të cilit i vihet theks është renditja e çështjeve. Renditja e tyre i jep marrëveshjes karakterin. Si dhe tregon kahun për kë dhe drejt çfarë zgjidhjeje po shkohet. Po të shohësh vetëm 4 pikat e para kuptohet qartë se ajo me Kroacinë thelb ka reciprocitetin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellët. Ndërsa e Kosovës ka në thelb asimetrinë, mosnjohjen e ekzistencës se dy palëve dhe mosnjohjen e Kosovës si entitet shtetëror meqë në pikën e parë marrëveshja vendos për krijimin e një organizimi brenda Kosovës”, tha Ymeri.

Ai shtoi se teksa te marrëveshja me Kroacinë vërehet se palët marrin zotim të plotë në respektim të njëra - tjetrës dhe në vijim shprehin vullnetin për të negociuar çështjet e mbetura pa zgjidhje, tek marrëveshja me Kosovën zgjidhja jipet si imperativ dhe e bartur nga njëra palë. “Kosova ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës. Institucionet e shtetit të Kosovës duhet ta nisin një dialog gjithëpërfshirës me serbët e Kosovës për integrimin e tyre. Ky dialog nuk duhet të jetë i mbyllur, por i hapur; jo diplomatik, por demokratik; jo zyrtar, por shoqëror; jo për territore, por për zhvillim; jo prej lart-poshtë, por prej poshtë-lart; jo për integrim të strukturave paralele, por për integrim të serbëve”, u shpreh Ymeri.

Treshja Shtet i së Drejtës - Shtet zhvillimor - Shtet Social, është garanci për shoqëri të integruar dhe progresive. Me këtë qeverinë aktuale që duhet të dorëhiqet ose do të rrëzohet, Kosova nuk është asnjëra prej këtyre.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)