Njohja e Kosovës nga Greqia do të vijë natyrshëm
Prishtinë, 21 mars - Shef i Zyrës Greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia do të vijë natyrshëm dhe në kuadër të perspektivës europiane.
Sipas tij, marrëdhëniet tradicionale me Serbinë kanë ndikuar në pozicionin grek.
Por ne duam marrëdhënie të mira edhe me shqiptarët. Jam i lumtur që vota greke do të jetë vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, ka thënë në një intervistë për Express, Moschopoulos.