Një vit që nga arritja e marrëveshjes Kosovës-Serbi
Prishtinë, 19 prill - Sot një vit, në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë është arritur marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur marrëveshjen të mirë për Kosovën, me të cilën, sipas tij, Kosovës do ti hapen rrugët për anëtarësim në OKB.
Marrëveshja është nënshkruar më 19 prill, 2013, në Bruksel, nga kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmejtësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Teksti i saj përmban 15 pikë. Për zbatimin e disa pikave, siç është çështja e drejtësisë në veri, vazhdon ende të diskutohet. Diplomatët evropianë kanë thënë se marrëveshja në fjalë do ti ndihmojë edhe Kosovës, edhe Serbisë në rrugën e integrimit evropian.