Një pasaportë për gjithë shqiptarët
Prishtinë, 15 korrik - Aleanca Kuq e Zi do të promovojë sot në Prishtinë, nismën një komb një pasaportë, e cila synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.
Çdo qytetari me origjinë shqiptare duhet t\'i njihet automatikisht e drejta e pasaportës shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë, e ka Shqipëria, për ti garantuar këtë të drejt. Ky standard aplikohet në gjithë rajonin, është ideja e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Spahiu vlerëson se kjo ide mund të realizohet me një konsensus në Kuvendin e Shqipërisë, pra një shumicë e cilësuar që të bëhen ndryshimet në dispozitën e ligjit për shtetësinë shqiptare.
Promovimi i kësaj nisme në Prishtinë nga Aleanca Kuq e Zi, do të bëhet në një tryezë të rrumbullakët me intelektualë, akademikë, historianë, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi nga Tirana dhe Prishtina, të premten, më 15 korrik nga ora 10:00, në Hotel Prishtina