16 Janar 2025

Një deputete e VV-së ka kërkuar nga ITU-ja që mos të na e jap kodin telefonik

Prishtinë, 9 shkurt - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se një deputete e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga ITU që mos t’ia jap Kosovës kodin telefonik.

Ajo tha se për këtë ka edhe dokument që e vërteton.

“Me keqardhje dëshiroj t’iu bëj me dije se ka pas deputet nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t’ia jep kodin. Nëse s’e keni ditë ua solla dokumentin. Pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin”, ka deklaruar Tahiri në seancën e Kuvendit.

Mënjëherë ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë në lidhje letrën e dërguar drejt ITU-së për refuzim të kodit telefonik për Kosovën.

”Unë nuk i kam dërguar letër ITU-së, ato mund t’i gjeni edhe në internet, nuk e di kush çfarë ka publikuar”.

Këto deklarime Aida Dërguti i dha në seancën e sotme, pasi ministrja për Dialog, Edita Tahiri tha se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka shkruar një letër të tillë tek ITU.

Pas deklarimeve të Dërgutit, Edita menjëherë ka reaguar duke i thënë se “ nuk ka përmendur asnjë emër të tillë si Aida Dërguti”, për letrën e dërguar në ITU.

“Unë nuk përmenda asnjë emër për letrën e dërguar në ITU. Unë nuk të përmenda ty Aida Dërguti. Zonja Dërguti ju e zbuluat veten. Ju e keni keqpërdor edhe Kuvendin. Keni shkel rregulloren zonja Dërguti me nënshkrimin e dhënë’’, është shprehur Tahiri, duke iu drejtuar Aida Dërgutit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)