Një delegacion i NATO-së viziton Kosovën
Prishtinë, 25 qershor - Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-së, i kryesuar nga Hugh Bayley, President i Asamblesë, sot do të vizitojë Kosovë, ku është paraparë që të takohet me përfaqësues të institucioneve të vendit.
Sipas njoftimeve, delegacioni fillimisht do të takohet me ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, pastaj edhe me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin.
Ndryshe, në fillim të muajit prill, Kosova ka fituar statusin e vëzhguesit në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.
Këtë vendim e patë konfirmuar edhe kreu i delegacionit të Lituanisë në Asambe Eriks Kalnins, si dhe nga kreu i delegacionit shqiptar Pandeli Majko.
Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Asamblesë, gjithashtu patë vendosur edhe përjashtimin e Rusisë, që përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë në Aleancën Veri-atlantike.