Një delegacion i Kongresit Amerikan sot viziton Kosovën
Prishtinë, 3 prill - Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga Kongresisti David Dreier, do ta vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 Prill, 2012.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion do të takohet me Presidenten e Kosovës, Kryetarin si dhe me anëtarët e Kuvendit.
Gjithashtu të merkurën kongresisti Dreier dhe anëtarët e tjerë të delegacionit takohen me Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi