Një delegacion i Komunës së Ulqinit vjen në vizitë në Prishtinë
Fillimisht ata u pritën nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtuesja e Kabinetit, Fitore Pacolli.
Në takim Ahmeti potencoi se takimet bilaterale duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes të dy komunave, i cili pastaj do të rezultonte në projekte konkrete.
Më pas delegacioni i Komunës së Ulqinit u prit në Drejtorinë e Urbanizmit, nga Drejtori, Liburn Aliu me bashkëpunëtorë.
Aty, Drejtori Aliu i njoftoi të pranishmit me projektet e kësaj drejtorie, siç janë legalizimi, dhënia e lejeve dhe përcjellja online e progresit të aplikacionit për leje, hartat zonale etj.
Gjatë vizitës tre ditore, delegacioni do të njoftohet për së afërmi me të gjitha këto procese.