Niue njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se "Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona."
Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. sipas Thaçit paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB.